Telegrafi

Janjiq: Ftesën për dialog për Kosovën, Vuçiqi më mirë mos ta bënte

Koordintatori i Forumit për Marrëdhënie Ndëretnike dhe analisti politik, Dushan Janjiq, deklaroi se ideja e kryetarit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për dialog të brendshëm për Kosovën është krijuar në bazë të vlerësimit se gjatë mandatit të tij duhet ta nënshkruajë marrëveshjen me Prishtinën e cila ligjërisht është obligative.

“Ajo që Vuçiq dëshiron – dialog për të ardhmen – nuk është e nevojshme dhe as e mundur, sepse ajo që duhet biseduar tashmë është programuar: të ecet drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve. Tani nuk ka tjetër çka të veprohet, pos vlerësimit që në mandatin e tij të nënshkruajë marrëveshjen e cila ligjërisht është obligative”, ka thënë ai për “Beta”, transmeton RTK. “Vuçiqi nuk ka ide të qartë se për çfarë të bisedohet, por për këtë paraprakisht diskualifikon të gjithë ata që mund të dalin kundër. Andaj, dialogu, në të vërtetë.

Sipas tij, ideja e Vuçiqit, e hartuar si shkrim autorial “Përse Serbisë i duhet dialog i brendshëm për Kosovën”, ishte ideologjike dhe do të ishte më mirë të mos e bënte fare.