Site icon Telegrafi

Janinë, ndalohet shqiptari me 105kg marijuanë

Automjeti me drogën në bord, kishte kaluar kontrollet e Policisë Shqiptare dhe greke pa problem, ndërkohë që hasi në rezistencë nga kontrolli policor në thellësi të territorit të shtetit fqinj.

Sipas burimeve zyrtare policore greke, kur automjeti është afruar në kryqëzimin e Delvinaqit, i është bërë thirrje të ndalonte, por drejtuesi i mjetit 29 vjecari, Alket Rami nga Fieri, nuk ka denjuar dhe ka vijuar rrugën e tij drejt destinacionit që kishte. Ky veprim ngjalli alarm tek forcat e poicisë helene të cilat i’u vunë pas. Pas disa metrash rrugë, policia greke, ka shtënë me armë zjarri në ajër. Nuk ka zgjatur më shumë se 2 orë, arratia e 29 vjecarit shqiptar, pasi u gjet në një zonë të veshur nga pemët e larta. Ai nuk ka bërë rezistencë ndaj policëve grekë, por ka pranuar të bashkëpunojë, raportoi Panorama.

Specialistët grekë të hetimit, kanë konstatuar se brenda në automjet, gjendeshin 93 pako të mbështjela me letër ngjitëse kafe brenda të cilave kishte marijuanë të presuar. Pesha e saktë totale, ishte 104kg e 87gram.

Policia e Delvinaqit, ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale marijuanën e së bashku më të edhe dy telefonat celularë që kishte në përdorin Rami. Dy thirrjet e fundit, ai i kishte pasur me një nr shqiptar i cili po identifikohet nga policia greke. Nuk dihet origjina e drogës por besohet se ajo mund të ketë mbërritur ose nga Vlora ose nga Lazarati./Telegrafi/
 

Exit mobile version