Darko Janevski kryeredaktori i gazetës “Dnevnik” në një intervistë për TV Nova, deklaroi se ideja themelore e platformës së partive shqiptare është që të ndryshohet kushtetuta e vendit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Ideja themelore e platformës së shqiptarëve është të ndryshohet Kushtetuta e Maqedonisë, që të mund të inkorporohet ideja për gjuhën shqipe si gjuhë e dytë zyrtare në gjithë territorin e Maqedonisë dhe kjo po tentohet të bëhet së pari përmes ndryshimeve të ligjit për përdorimin e gjuhës”, deklaroi Janevski./Telegrafi/