Telegrafi

Janevska për vendimin skandaloz të Komunës së Velesit: Maqedonia ka simbolet e veta dhe duhet t’i respektojmë

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska në pyetjen nëse është i drejtë vendimi i Këshillit të Komunës së Velesit që himni maqedonas të këndohet në shkollat e Velesit nga 1 shtatori u shpreh se shteti ka simbolet e veta, himnin, flamurin dhe kjo duhet të jetë mjet për komunikim dhe mirëkuptim më të mire.

“Për fat na ndodh që fëmijë të mos kuptohen mes veti dhe nëse nuk kuptohen, atëherë nuk mund të bashkëjetojnë, të kenë gëzime të përbashkëta, suksese. Kjo nuk duhet të jetë kështu”, tha ministrja e Arsimit, Vesna Janevska.

Ajo shtoi se Maqedonia është e maqedonasve dhe gjithë etnive tjera që jetojnë këtu.

Ndryshe, Komuna e Velesit ditë më parë miratoi një vendim skandaloz ku do të intonohet himni ku përmenden vetëm maqedonasit./Telegrafi/