Site icon Telegrafi

Janevska: Në shtator do të ketë libra për të gjithë

Nxënësit e shkollave të mesme dhe fillore do të marrin tekstet që u mungojnë. Ministrja e Arsimit, Vesna Janevska njoftoi se në fillim të vitit shkollor në shtator, në masë të madhe ky problem do të tejkalohet.

“Po, në shtator do të ketë tekste shkollore. Për filloristët do të ketë tekste për të gjithë, ndërsa për ata të shkollës së mesme pjesa më e madhe do t’i kenë tekstet shkollore”, tha Janevska, e cila ishte në vënien e gurthemelit të një shkolle fillore në Draçevë.

Ajo shtoi se arsimi nuk ka kohë për të pritur dhe se reformat do të bëhen hap pas hapi. Ajo tha se ato do të zhvillohen paralelisht në arsimin fillor, të mesëm dhe të lartë.

Janevska gjithashtu tha se po punohet edhe për tejkalimin e problemit të vonesës së pagesës së bursave për studentët./Telegrafi/

Exit mobile version