Site icon Telegrafi

Janevska: Mbështes protestën e studentëve për transportin publik

 

Sipas analizës së Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, në ditarin elektronik nuk ka dallim të madh në mungesë të pajustifikuar në këtë periudhë në krahasim me vitin e kaluar, tha ministrja Vesna Janevska.

Ajo apeloi deri te autoritetet e qytetit që urgjentisht ta zgjidhin problemin me transportin publik në Shkup.

“Mendoj se prindërit dhe fëmijët po bëjnë gjithçka që munden për t’u organizuar, por edhe mësuesit e kuptojnë atë që po ndodh.

Situata është shumë e keqe dhe është turp në kryeqytet t’u mohohet e drejta e studentëve për të marrë një arsim adekuat e cila është një e drejtë e garantuar me Kushtetutë.

Unë sinqerisht shpresoj se do të gjendet një zgjidhje sepse është e papranueshme që të gjitha përpjekjet që po bëjmë për cilësinë e arsimit të parandalohen për shkak të çorganizimit të autoriteteve të qytetit.

Shpresoj se autoritetet e qytetit do ta marrin seriozisht situatën dhe do të gjejnë zgjidhje të menjëhershme”, shtoi Janevska./Telegrafi/

Exit mobile version