Site icon Telegrafi

Janevska: Marrëveshja me SASHK-un për rritjen e pagave për mësimdhënësit u arrit brenda mundësive që lejon buxheti

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, sot theksoi se përveç mësuesve dhe profesorëve, rritje prej pesë për qind do të marrë edhe kuadri tjetër në sistemin arsimor.

Në një deklaratë për Agjencionin Informativ të Maqedonisë, Janevska thotë se marrëveshja e arritur për rritje është optimale dhe është bërë në bazë të mundësive të Buxhetit, sepse siç tha, pushteti i kaluar e ka lënë Buxhetin në një gjendje jashtëzakonisht të palakmueshme.

“Edhe kuadri tjetër në sistemin arsimor do të ketë rritje prej pesë për qind. Arritëm një marrëveshje, të cilën Buxheti në këtë moment e mundëson,  ishte një marrëveshje optimale, sepse kemi thënë disa herë që Buxheti që na la qeveria e kaluar ishte në një gjendje jashtëzakonisht të palakmueshme. Sinqerisht shpresoj se mësuesit dhe kuadri tjetër në shkollë do të jenë të kënaqur me përpjekjet që i bëmë, sepse ishin përpjekje serioze”, tha Janevska.

Ajo që është e rëndësishme, shtoi, është se marrëveshjen sigurohet rritje e vazhdueshme të pagave të mësimdhënësve dhe kuadrit tjetër, ndërsa e njëjta do të jetë pjesë e Marrëveshjes Kolektive që do të nënshkruhet në shkurt.

“Në këtë marrëveshje tonën, në fakt, flasim  për një marrëveshje shumëvjeçare ku sigurohet rritje e vazhdueshme të pagave të mësimdhënësve dhe kuadrit tjetër, e cila zgjat katër vite dhe do të jetë pjesë e Marrëveshjes Kolektive, të cilën do ta nënshkruajë në shkurt. Më duhet ende të falënderoj kryeministrin dhe ministren e Financave, të cilët bënë përpjekje serioze për ta bërë këtë. Mësimdhënësve u  uroj me shëndet që t’i shpenzojnë mjetet të cilat do t’i marrin me pagën e tetorit”, tha ministrja.

Kryeministri Hristijan Mickoski dje, pas takimit me kryetarin e Sindikatës së Pavarur për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SASHK), Jakim Nedellkov, theksoi se pagat e mësuesve dhe profesorëve me pagën e tetorit do të rriten për pesë për qind, ndërsa deri në fund të mandatit ato do të rriten për minimum 46 për qind. Tha se është arritur një “marrëveshje historike”, e cila ka për qëllim përmirësimin e gjendjes financiare të mësuesve dhe profesorëve dhe paralajmëroi një rritje të re prej 7 për qind në mars të vitit 2025.

Në varësi të gjendjes së buxhetit, ai ka theksuar se në vitin 2026 dhe 2027 pagat e mësuesve dhe profesorëve do të rriten për 7,5 deri në 10 për qind, ndërsa në vitin 2028 për 10 deri në 12,5 për qind.

Exit mobile version