Ministrja e Arsimit, Vesna Janevska paralajmëron revizion në universitetet e vendit.
Shumë shpejt do të bëjmë një revizion të funksionimit ligjor të shumë universiteteve dhe siç tha ajo,, ata që kanë punuar kundër ligjit nuk do të mund të vazhdojnë të ekzistojnë, ndërsa ata që punojnë ligjërisht dhe prodhojnë staf cilësor nuk duhet të kenë frikë dhe do të vazhdojnë të punojnë.
Kështu ka theksuar ministrja Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska në një intervistë për “RTVM”, duke theksuar se programet studimore duhet të modernizohen.
“Por ajo që është problem i zjarrtë në vend janë shumë fakultete, shumë universitete dhe shumë programe studimore me shumë pak studentë”, shtoi Janevska.
Duke folur për problemin me ndërtimin e objektit të Fakultetit të Shkencave të Informacionit dhe Inxhinierisë Kompjuterike, Janevska përmendi se qeveria e kaluar edhe pse e ka ndërtuar objektin nuk ka investuar asgjë në finalizimin e saj dhe as nuk ka investuar në mbrojtjen e objektit nga kolapsi./Telegrafi/