Prokurorja Speciale Publike (PSP), Katica Janeva, ka kërkuar që të thuhet publikisht nëse dikush ka argumente që ajo dhe PSP-ja punojnë kundër ndonjë individi, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ajo theksoi se nuk punon sipas emrave dhe funksioneve që dikush i ka, por punon sipas dëshmive që i ka.
”Do të isha shumë e lumtur që ata njerëz të jenë të pafajshëm dhe të tërhiqen të gjitha paditë ndaj tyre. Nëse dikush ka argumente se punoj kundër individëve ose diçka të ngjashme, publikisht le ta thotë”, deklaroi Janeva.
Prokurorja nuk i komentoi protestat para Gjykatës penale, duke shtuar se ata që protestojnë nuk janë deklaruar se për çfarë protestojnë./Telegrafi/