Site icon Telegrafi

Janeva u largua nga MPB, Spasovski është zotuar për sigurinë e fakteve në DSK (Video)

Kryeprokurorja Speciale, Katica Janeva, është larguar nga objekti i MPB-së ku është edhe Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim pasi ministri i MPB-së, Oliver Spasovski, e ka siguruar se do të angazhojë sigurim policie për materialet e DSK-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lençe Ristoska tha se ministri Oliver Spasovski i ka siguruar se gjatë natës nuk do të ndodh asgjë dhe pajisjet për ndjekjen e komunikimit do të jenë në objektin e MPB-së dhe se asgjë nuk do të ndryshojë vend.

Nga ana tjetër Spasovski tha se mjetet për ndjekje të përgjimeve janë në vende të sigurta dhe se i ruan policia dhe se janë nën mbikqyrje të kamerave./Telegrafi/

Lexo po ashtu MPB e arreston hetuesin e PSP-së
Lexo po ashtu Janeva arrin në stacionin policor, tensione me policinë
Lexo po ashtu Lirohet hetuesi i arrestuar, e kishte ndjekur Mijallkovin (Video)
Lexo po ashtu Janeva e nervozuar: Hapeni derën po ju them! (Video)
Exit mobile version