Site icon Telegrafi

Janeva tani për tani ka statusin e dëshmitarit, hetimet mund të zgjerohen tek më shumë persona

Katica Janeva do të jap deklaratë të martën për rastin “Haraçi” në rolin e dëshmitarit. Këtë e konfirmojnë nga Prokuroria për ndjekje të krimit të organizuar për “Sitel” nga ku thonë se në këtë fazë si të dyshuar janë vetëm dy persona.

“Prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion aktualisht po heton dy të dyshuar. Të gjithë të tjerët që janë thirrur për të dhënë deklaratë, përfshirë prokurorët specialë, kanë qenë në rolin e dëshmitarit. Prokuroria nuk e përjashton mundësinë që pas këtyre seancave hetimi të zgjerohet kundër më shumë personave dhe se opinioni do të informohet në kohën e duhur”, konfirmojnë nga prokuroria.

Më herët pozita dhe opozita akuzuan njëra tjetrën në lidhje me rastin “Haraçi”./Telegrafi/

Exit mobile version