Telegrafi

Janeva sot paraqet raportin e punës para Këshillit të prokurorëve

Këshilli i prokurorëve publik sot do ta rishikojë raportin e punës së PSP. Në seancë është ftuar të merr pjesë edhe prokurorja Katica Janeva.

Pas përfundimit të seancës pritet që Shteriev dhe Janeva të japin deklaratë për media, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kryetari i ri i Këshillit të prokurorëve, Kole Shterjev, pranoi se deri tani ka pasur probleme në komunikim me PSP, madje në disa situata edhe pengesa./Telegrafi/