Prokurorja speciale publike, Katica Janeva, shpreson në integritetin profesional dhe personal të gjyaktësve për të sjellur vendime të bazuara në ligj dhe pa ndonjë ndikim tjetër, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Janeva ka deklaruar se ”jemi duke i përcjellur me vigjilencë zhvillimet rreth gjyqësorit si institucion që varet nga vendimet gjyqësore. Ne shpresojmë se integriteti profesional dhe personal do të vijë në shprehje në këtë situatë dhe se vendimet e tyre do të bazohen në ligj dhe në integritetin et yre dhe se nuk do të kenë ndikim në lidhje me procedurat dhe kërkesat tona.”
Kjo u tha në diskutimin për matje gjyqësore të dënimeve, së bashku me ambasadoren gjermane në Maqedoni, Christine Althauser.
Althauser tha se është mjaftë e rëndëishme që procesi zgjedhor ”të zhvillohet korrekt dhe i rregullt, si edhe të përfundojë mirë. Puna e PSP-së është mjaftë e rëndëishme. Katër partitë politike, me marrëveshjen e Përzhinos u morën vesh që të ekzistojë ky institucion dhe Komisioni Evropian vendosi që ta mbështetë PSP-në më 9 nëntor të këtij viti.”/Telegrafi/