Telegrafi

Janeva: PSP do të zgjerohet me të dyshuar të tjerë për rastin “Perandoria”

Prokurorja e Prokurorisë Speciale Publike, Katica Janeva në orën 1:30 pas mesnatës arriti deri tek Gjykata dhe para mediave deklaroi se është e lumtur për vendimin e Gjykatës. Ajo i hodhi poshtë pohimet e avokatëve të cilët mendojnë se hetimi për rastin “Perandoria” është jashtë kompetencave të PSP-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Prokuroja e Prokurorisë Speciale Publike vlerëson se hetimi i fundit i PSP-së është hapur në baza të kompetencave ligjore dhe juridiksionin e Prokurorisë dhe njoftoi akuza të reja për ngjarjen, njofton televizioni “Telma”.

“Së shpejti do të deklarojmë se hetimi për këtë ngjarje do të zgjerohet me persona të rinj, por edhe me padi të reja penale”, deklaroi Katica Janeva.

Avokatët e të dyshuarve pasi u njoftuan me vendimin për paraburgim nuk komentuan për mediat.

Lexo po ashtu Paraburgim për pesë të dyshuar në lëndën “Perandoria” të PSP-së

Pesë persona të dyshuar më shumë se 12 orë u morën në pyetje në Gjykatë pas kërkesës për caktimin e masës së paraburgimit./Telegrafi/