Site icon Telegrafi

Janeva: Për gjitha lëndët e hapura ka dëshmitarë dhe prova materiale

Prokurorja speciale Katica Janeva duke prezantuar raportin gjashtëmujorë të PSP-së para anëtarëve të Komisionit për Sistem Politik dhe Marrëdhënieve mes Bashkësive, tha se materialet e përgjuara të cilat janë në lëndët e PSP-së janë vetëm dyshime mbi të cilat është kryer procedura parahetimore.

Duke folur për periudhën nga raporti i parë deri tek i fundit, Janeva tha se ekipi i saj vazhdimisht ka punuar për zbulimin e veprave penale që dalin nga materialet e përgjuara, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ajo shtoi se përfundimisht është vendosur bashkëpunim me Prokurorinë Themelore, me Prokurorinë për Krim të Organizuar dhe me institucionet tjera vendore dhe ndërkombëtare.

Ndërsa në vërejtjen e opinionit se nuk trajtohen personat e përgjuar nga opozita, Janeva tha se ata nuk mund të jenë lëndë e hetimeve pasi nuk kanë qenë funksionarë.

Deputeti i OBRM-PDUKM-së, Zoran Ilioski, tha se Prokuroria Speciale është bërë gjeneratori i pasigurisë, ndërsa Janeva ju përgjigj duke thënë se e kupton nervozën e deputetit, pasi PSP-ja vazhdon me punë.

“Prokuroria Speciale vazhdon të punojë sipas ligjit, i cili thotë deri në përfundimin e gjitha procedurave”, tha Janeva.

Debat mes deputetit të OBRM-PDUKM-së, Zoran Ilioski dhe prokurores speciale Katica Janeva, ngjallën edhe harxhimet e PSP-së.

Janeva para anëtarëve të komisionit tha se do të gjendet zgjidhje që Prokuroria Speciale ta çojë punën e saj deri në fund./Telegrafi/

Exit mobile version