Site icon Telegrafi

Janeva paraqitet në Prokurori: Shpresoj që me argumentet e mia të përshpejtoj hetimet

“Shpresoj që me argumentet e mia dhe me deklaratat e mia do ta përshpejtoj hetimin për rastin ‘Haraçi'”, deklaroi shkurt prokurorja speciale Katica Janeva, e cila u paraqit në Prokurori për të dëshmuar për aferën “Haraçi”.

Ajo do të jap dëshmi para prokurores Villma Ruskovska, ndërsa do të duhet të përgjigjet për lidhjen e saj me aferën, në të cilën deri tani të dyshuar janë vetëm Bojan Jovanovski dhe Zoran Milevski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Pas publikimit të aferës “Haraçi” nga prokurorja Villma Ruskovska, për të cilën më vonë mediat italiane publikuan edhe pamje dhe biseda telefonike, Janeva shkoi në pushim vjetor, ndërsa përmes njoftimit theksoi se nuk ka lidhje me këtë rast dhe se emri i saj është keqpërodrur.

Për këtë rast në Prokurorinë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit kanë dëshmuar edhe prokurorët e PSP-së, Burim Rustemi dhe Lile Stefanova./Telegrafi/

Exit mobile version