Telegrafi

Janeva-Orlando: Të luftojmë korrupsionin dhe krimin e organizuar

Ministri i Drejtësisë së Republikës së Italisë, Andrea Orlando, dje është takuar me Prokuroren speciale publike, Katica Janeva në hapësirat e Prokurorisë Speciale, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Në takim janë këmbyer përvojat nga aspekti i sfidave me të cilat ballafaqohen të dy vendet, për efikasitetin kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, gjatë së cilës është theksuar rëndësia profesionale, puna objektive dhe pavarësia e institucioneve të cilat janë përgjegjëse për sigurimin e sundimit të ligjit. Nga ana e ministrit Orlando, është shprehur mbështetje për punën e Prokurorisë Speciale, i cili e ka theksuar rëndësinë e plotësimit të mandatit të rëndësishëm që i është dhënë”, informojnë nga PSP. /Telegrafi/