Site icon Telegrafi

Janeva nuk do të shkojë në Kuvend për shpjegime rreth raportit të saj gjashtë mujorë

Prokurorja speciale, Katica Janeva, sot ka deklaruar se nuk do të shkoj në Kuvend dhe as në Këshillin e prokurorëve publik (KPP) për ta shpjeguar Raportin e punës së saj gjashtë mujore, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas saj, nëse Kuvendi dhe KPP-ja kanë ndonjë vërejtje, atëherë mund t’i drejtohen PSP-së me një kërkesë zyrtare që të përfshihen këto vërejtje në raportin e radhës që PSP-ja tashmë ka nisur ta përgatitë.

Janeva thotë se Raporti është shumë i shkurtër për një periudhë kohore të shkurtër dhe se nuk ka nevoj për shpjegime, pasi që raporti përmba gjithçka që duhet./Telegrafi/

Exit mobile version