Telegrafi

Janeva nuk do të jep deklaratë për rastin “Haraçi”, do të mbrohet në heshtje

Ish-kryeprokurorja speciale Katica Janeva, nuk do të jep deklaratë për rastin “Haraçi”, pasi ka zgjedhur të mbrohet në heshtje.

“Janeva do ta shfrytëzojë të drejtën për të mos dhënë deklaratë në këtë fazë të procedurës”, tha avokatja Irena Frçkoska, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Janeva ka afat edhe dy ditë që në Prokurori të dorëzojë dëshmitë dhe të propozojë dëshmitarë. Frçkoska thotë se edhe këtë të drejtë do ta përdorin më tej në procedurë.

Gjatë ditëve të ardhshme pritet që Gjykata e Apelit të vendosë nëse Janeva do të dalë nga burgu, e cila dorëzoi ankesë për vendimin e Gjykatës Penale dhe ofroi garancë për shfuqizimin e masës së paraburgimit.

Pritet që ditëve në vijim të dorëzohen edhe aktakuzat për rastin “Haraçi”, në të cilin të dyshuar janë edhe Bojan Jovanovski “Boki 13” dhe Zoran Milevski./Telegrafi/