Site icon Telegrafi

Janeva në takim me kryeprokurorin Joveski, diskutojnë për bashkëpunimin e prokurorive

Kryeprokurori Ljubomir Joveski dhe prokurorja speciale, Katica Janeva sot kanë realizuar takim ku kanë diskutuar për gjendjen aktuale të prokurori, bashkëpunimi në të ardhmen, nevoja për këmbimin e përvojave dhe gatishmëria për bashkëpunim në luftë ndaj veprave penale.

Siç njoftojnë nga Prokuroria, në takimin e mbajtur dje është biseduar edhe për reformat aktuale në sistemin gjyqësor dhe për përfshirjen e prokurorive në reforma, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Joveski dhe Janeva kanë rishikuar çështjen në lidhje me ndryshimet ligjore me të cilat rregullohen veprat penale, gjegjësisht në lidhje me organizimin e prokurorisë. Ku është vendosur për ndihmë të ndërsjellë, me qëllim që të ketë reforma të suksesshme, të cilat do të kontribuojnë në përmirësimin e rolit të prokurorit publilk”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë./Telegrafi/

Exit mobile version