Prokurorja speciale Katica Janeva, është në Palermo, e cila dje ka marrë pjesë në konferencën vjetore për luftë kundër korrupsionit dhe do të mbaj fjalim për të ju treguar botës se si luftohet korrupsioni në Maqedoni, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Konferenca organizohet nga ”Fondacioni Fallkone” nga Italia dhe do të mbledhë organet anti-korrupsionit nga e gjithë bota për të diskutuar për përvojat e tyre në një vjeçare, nga viti i kaluar.
Edhe pse ky fondacion ka qenë prezent në Maqedoni që 2 vite, institucionet nga Maqedonia nuk kanë gjetur kohë për të marrë pjesë në konferencat e mëhershme.
Bashkë me Janevën janë dy prokurorët e ekipit të saj dhe shefi i kabinetit. /Telegrafi/