Site icon Telegrafi

Janeva mohon se ka dhënë urdhër për kontroll të prokurores Fetai

Prokurorja speciale në dorëheqje Katica Janeva, ka thënë se ka qenë keqkuptim kontrolli që policia e ka bërë tek prokurorja Fatime Fetai.

Në një deklaratë për A1on, Janeva thotë se nuk është e saktë se ajo ka dhënë urdhër për kotroll të prokurorëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Nuk është e saktë, nuk kam dhënë urdhër të tillë. Bëhet fjalë për keqkuptim. Nuk jam e gatshme për më shumë bisedë”, tha Janeva.

Lexo po ashtu Fetai: Në PSP kërkuan të ma kontrollojnë çantën, unë kundërshtova

Ndryshe, dje prokurorja Fatime Fetai tha se gjatë daljes nga ndërtesa e PSP-së është kontrolluar nga zyrtarët policorë me urdhër të Katica Janevës.

Fetai tha se ka kundërshtuar policët, ndërsa më pas ka tentuar ta gjejë Janevën në zyrën e saj, por nuk ka arritur./Telegrafi/

Exit mobile version