Prokurorja Speciale Publike Katica Janeva ka marrë për të shqyrtuar lëndë nga projekti “Shkupi 2014”, njofton Telegrafi Maqedoni.
Më herët, kryetari i Komunës Qendër Andrej Zhernovski ka kërkuar që PSP të shqyrtoj krejt projektin në tërësi pasi ai mendon se ka shumë manipulime.
Nga Alsat-M kanë kërkuar nga PSP se për çfarë bëhet fjalë dhe për çfarë lëndësh flitet dhe cilat institucione janë të përfshira në këtë hetim. Nga PSP nuk janë përgjigjur ende se cili institucion është në shënjestër./Telegrafi/