Site icon Telegrafi

Janeva mbetet në paraburgim, Gjykata e Apelit e refuzon ankesën e saj

Gjykata e Apelit ka marrë vendim që ish-kryeprokurorja speciale Katica Janeva, të mbetet në paraburgim.

Gjykata ka marrë informacion nga Prokuroria se hetimet kanë përfunduar, por gjykatësit e Apelit kanë vlerësuar se ende ekziston mundësia për arratisjen e saj, kështu që kanë vendosur që ajo të mbetet në paraburgim, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ankesa në Gjykatën e Apelit u dorëzua pasi Gjykata Penale refuzoi garancionin që Janeva e ofroi për të dalur nga paraburgimi, duke ofruar pasuri të patundshme.

Ndryshe, Katica Janeva është në paraburgim nga 21 gushti, pasi dyshohet për përfshirje në rastin “Haraçi”. Të dyshuar tjerë në këtë lëndë janë edhe Bojan Jovanovski i njohur si “Boki 13” dhe Zoran Milevski./Telegrafi/

Exit mobile version