Telegrafi

Janeva mbetet në arrest shtëpiak, i refuzohet ankesa për t’u mbrojtur në liri

Është refuzuar ankesa e Katica Janevës, e cila kërkoi nga Gjykata e Apelit ta lirojë nga arresti shtëpiak dhe të mbrohet në liri.

Sipas A1on, Këshilli Gjyqësor e ka konfirmuar vendimin e shkallës së parë, të miratuar në fund të nëntorit, kur Janeva nga burgu hetues “Shkupi”, u vendos në banesën e djalit të saj për ta vuajtur masën e arrestit shtëpiak, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ish-kryeprokurorja e PSP-së edhe më tej do të jetë pa pasaportë, ndërsa shtetin nuk mund ta lëshojë me letërnjoftim. Gjithashtu mbetet ndalesa që ia caktoi gjykata, që ajo të mos komunikojë me personat e përfshirë në rastin “Haraçi”.

Seanca e radhës për rastin “Haraçi” është caktuar për më 20 janar./Telegrafi/