Telegrafi

Janeva largohet nga salla e gjyqit, e quan Stefanovën “të ndyrë dhe lavire”

Gjykatësja në rastin “Haraçi” ka urdhëruar të largohet ish-shefja e PSP-së Katica Janeva, nga salla e gjyqit, për shkak të komenteve të papërshtatshme.

Katica Janeva i është drejtuar me fjalë të pahijshme prokurores Lile Stefanova, e cila sot ka dëshmuar për rastin “Haraçi” para gjykatës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Lavire, e poshtër. Macen ia kam shëtitur, për atë nuk bëj”, i ka thënë Janeva, Stefanovës.

Katica Janeva nën shoqërim të policisë është dërguar në hapësira tjera të gjykatës.

Ndryshe, gjatë dëshmisë së saj, Stefanova tha se ka pasur presione nga Janeva për ta liruar nga akuzat Orce Kamçevin, i cili është i dyshuar në rastin “Perandoria”./Telegrafi/