Site icon Telegrafi

Janeva i kërkon paratë e “Fondit të zi” që të mbrohet

Letra e re e ish-prokurores speciale, Katica Janeva me të vërtet ka arritur deri te selia e PSP-së. Për “Fokus” informacionin e konfirmojnë disa prokurorë. Një nga kërkesat e Janevës është që paratë nga “Fondi i zi” t’i jepen asaj që të paguajë shpenzimet për mbrojtjen e saj, si e dyshuar për rastin “Haraçi”.

Prokurorët u gjetën të prekur nga kërkesa, sepse siç sqarojnë paratë e fondit deri më tani janë mbledhur dhe shfrytëzuar për dasma, festa dhe fatkeqësi.

“Fondin vetë e kemi mbushur pas urdhrit të Janevës dhe ajo i ka kontrolluar mjetet, prandaj nuk e dimë sa para kanë ngelur. Para çdo muaj kanë dhënë para prokurorët e deri tek punëtori i fundit”, thotë një prokuror.

Prokurorët çdo muaj kanë dhënë për fondin nga 3.000 denarë, ndërsa të punësuarit e tjerë nga 1.000 denarë.

Ish-shefja e PSP-së, Katica Janeva gjatë ditës së nesërme para prokurores Vilma Ruskovska duhet të jap dëshmi si e dyshuar për rastin “Haraçi”./Telegrafi/

Exit mobile version