Kryeprokurorja speciale Katica Janeva në një intervistë për ‘Studion e natës’ ka deklaruar se Prokuroria speciale tashmë ka hapur procedura parahetimore edhe për funksionarët e qeverisë aktuale, transmeton Zhurnal.mk
“Për momentin kemi rreth 100 procedura parahetimore, disa prej tyre edhe do t’i mbyllim në rast se për ato nuk ka ndonjë dëshmi. Në rast se do të vijë koha procedurat parahetimore dhe hetimore të kthehen në padi penale e akoma nuk është zgjidhur statusi i PSP-së, atëherë këto lëndë do të dorëzohen tek kolegët tanë në Prokurorinë publike”, ka sqaruar mes tjerave Janeva./Telegrafi/