Prokurorja speciale publike, Katica Janeva, në intervistën e saj të parë në servisin shtetëror ka pranuar se ka pasur kërcënime në mënyrë jo të drejtëpërdrejtë drejt këtij institucioni, ku më pas theksoi se atë e mundojnë vetëm detyrat ligjore me afatet e lëndeve dhe siguria e dëshmitarëve që e ndihmojnë atë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ajo tha se përveç përgjimeve, ka edhe prova të mjaftueshme për një gamë të lëndeve që i përpunon PSP, duke theksuar se të gjithë do të zbulohen në procedurë gjyqësore. /Telegrafi/