Siç raporton “360 gradë“, Katica Janeva ka kërkuar nga punonjësit e IT sektorit të bëjnë fshirjen e të dhënave në kompjuterët e Prokurorisë Speciale Publike.
Sipas “360 gradë”, urdhri i Katica Janevës ka qenë me gojë ndërsa procedura do të duhej t’i përfshijë të gjithë kompjuterët në këtë prokurori, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kërkesa e fshirjes së të dhënave nga kompjuterët po ndodh në një periudhë kur Prokuroria Publike heton rastin “Haraçi”, ku për momentin Janeva nuk është e dyshuar por e përfshirë në hetim.
Edhe pse fshirja e të dhënave në kompjuter nuk do t’i prishë dokumentet që ekzistojnë në sistemin e kompjuterëve në PSP, megjithatë, do të fshihen të dhënat se kush në cilin kompjuter, në cilën kohë, nga cili person është punuar./Telegrafi/