Prokurorja Speciale Publike, Katica Janeva ka deklaruar se janë duke hetuar krimin në më shumë vende të Evropës, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në takimin në ambasadën e Holandës, Janeva tha se shpreson që do të zbulojnë se ku kanë shkuar paratë dhe nëse janë në Maqëedoni, duke shtuar se hetimi për krim financiarë kryet për në Çeki, Greqi, Britani të Madhe dhe Holandë.
Janeva sqaroi se edhe për projektin “Shkupi 2014” janë duke u kryer aktivitete hetuese, dhe se së shpejti do të dalin me vendim rreth hetimeve që bëhen.
Sipas saj, një pjesë e hetimeve janë në fazën përfundimtare, duke shpresuar se Qeveria do të zgjidh çështjen e PSP-së sa më shpejtë që mundet./Telegrafi/