Site icon Telegrafi

Janeva: Jam e gatshme të përballem me deputetët në Kuvend për raportin e PSP-së

Pas thirrjes së deputetëve të OBRM-PDUKM-së që PSP dhe Katica Janeva të prezentojnë raportin e dytë të kësaj prokurorie para deputetëve vjen edhe përgjigja e kryeprokurores speciale Janeva, përcjell Telegrafi Maqedoni.

”Me qëllim që të intensifikojmë bashkëpunimin në mes Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe Prokurorisë Speciale Publike, shpreh gatishmërinë time që në periudhën prej 19 deri më 30 shtator të këtij viti të prezentoj raportin e dytë të aktiviteteve të Prokurirsë Speciale Publike, në periudhë prej gjashtë muajve. Jam e gatshme që të prezentojë këtë raport para trupeve punuese të Kuvendit të Maqedonisë” thuhet në komunikatën e lëshuar nga Prokuroria Speciale Publike./Telegrafi/

Lexo po ashtu Miloshoski: Nëse Janeva nuk paraqitet në Kuvend për raportin atëherë do të ngriten dyshime
Exit mobile version