Site icon Telegrafi

Janeva: Është e rëndësishme të ketë gjykim të drejtë dhe të paanshëm

Në Shkup është duke u mbajtur konferenca përmbyllëse e projektit ‘Mbikëqyrja e lëndëve gjyqësore të sferës së krimit të organizuar dhe korrupsionit sipas ligjit të ri të procedurës penale”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Pjesëmarrëse në konferencë është edhe Katica Janeva, prokurore speciale, e cila tha se punojnë me transparencë dhe se lufta me krimin bëhet me para. Ajo sqaroi se ka dijeni që disa lëndë të PSP-së do të nisin nga fillimi.

Në lidhje me ndryshimet e gjykatësve, Janeva tha se me rëndësi është që të ketë gjykim të pavarur dhe të paanshëm.

Janeva pranon se keqpërdorimi i sistemit AKMIS ka ndikuar në procedurat gjyqësore./Telegrafi/

Exit mobile version