Telegrafi

Janeva e prezantoi raportin e punës së PSP-së para Këshillit të Prokurorëve Publik

Prokurori e Prokurorisë Speciale Publike, Katica Janeva sot para Këshillit të Prokurorëve Publik paraqiti raportin gjashtëmujor për punën e PSP-së. Pas seancës, Janeva deklaroi se anëtarët e Këshillit ishin të kënaqur me punën e PSP-së dhe theksoi se raporti është gjithëpërfshirës dhe me shumë detaje.

“Folëm për raportin, sfidat e PSP-së dhe për Ligjin e ri për Prokurorinë Publike. Ne ramë dakord për disa çështje teknike lidhur me raportin e ri. Në thelb ata ishin të kënaqur. Nuk kishte keqkuptime të veçanta. Jemi të kënaqur me punën tonë, me suksesin tonë dhe me të gjitha pyetjet paraprake”, tha Janeva, duke shtuar se nëse e ftojnë do të paraqesë raportin edhe para Kuvendit.

Në pyetjen lidhje me përgjimet telefonike të publikuara në rrjetin social Facebook në profilin e “El Cheka”, Janeva tha se ato janë të publikuara publikisht dhe ai mund t’i merr nga “Youtube”./Telegrafi/