Në emisionin ”Top Tema” në TV Telma, Prokurorja Speciale Publike, Katica Janeva, e ka pranuar se në mes të punësuarve në PSP është edhe nipi i saj Gjorgji Delixhakov, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në pyetjen e moderatorit se a e vlerëson si nepotizëm punësimin e nipit të saj, ajo ka thënë se nuk është nepotizëm pasi ai është vetëm ndihmës në këtë institucion dhe nuk e sheh si të jashtëligjshme.
Deri tani, sipas raportit të propozuar nga PSP, në këtë institucion janë punësuar gjithësejt 75 persona./Telegrafi/