Site icon Telegrafi

Janeva e para do të merret në pyetje nga Ruskovska

Shefja e Prokurorisë Themelore Pubike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Villma Ruskovska, të mërkurën do të kthehet nga pushimi dhe do të fillojë me punë.

Nga Prokuroria thonë se të gjithë të përfshirët në rastin “Haraçi” do të merren në pyetje, duke përfshirë edhe prokuroren speciale Katica Janeva, por nuk zbulojn se kur kjo saktësisht do të ndodhë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Më herët në mediume u njoftua se prokurorja e PSP-së Lile Stefanova, e cila është kompetente për rastin “Perandoria”, të martën do të dëshmojë para prokurorit që e zëvendëson Ruskovskën deri sa është në pushim.

Ndërsa sipas disa informacioneve Janeva do të jetë e para që do të merret në pyetje nga Ruskovska, pasi kjo e fundit të kthehet nga pushimi.

Ndryshe, rasti “Haraçi” javë më parë u hap nga Prokuroria Themelore Publike, në të cilin sipas mediumit italian “La Verita” e cila e para publikoi disa pamje dhe audio-incizime, e përfshirë është edhe prokurorja speciale Katica Janeva./Telegrafi.

Exit mobile version