Site icon Telegrafi

Janeva dyshon se Pançevski ka caktuar gjykatës sipas dëshirës për lëndët e PSP-së

Prokurorja speaciale, Katica Janeva e shoqëruar nga prokurorja Lençe Ristoska pas daljes nga Gjykata themelore Shkupi 1, deklaroi se me urdhër kanë kryer kontroll në zyrën dhe shtëpinë e ish kryetarit të Gjykatës penale, Vlladimir Pançevski dhe tek dy persona tjerë.

Janeva dyshon se Pançevski ka caktuar se cilët gjykatës do të kenë lëndët e PSP-së, pëveç kësaj dyshon se ai ka dhënë edhe sekrete zyrtare personave që nuk janë anëtarë të gjykatës. Jozyrtarisht, ekspertët e PSP-së i kanë konfiskuar të gjitha dokumentet dhe të dhënat e duhura nga kompjuteri personal i Pançevskit.

Prokurorja Janeva sqaroi se bëhet fjalë për procedurë para hetimore. Prokurorët qëndruan në ndërtesën e Gjykatës penale thuajse pesë orë dhe dera e hyrjes së gjykatës ishte e mbyllur përderisa ka zgjatur kontrolli./Telegrafi/

 

Exit mobile version