Telegrafi

Janeva dy orë më herët është sjell në Gjykatën Penale

Katica Janeva dy orë më herët është bartur në Gjykatën Penale për ta mbajtur seancën e re për rastin “Haraçi’. Policia e dërgoi në orën 10:00 ndërsa sigurimi gjyqësor e ktheu prapa për arsye se seanca gjyqësore është caktuar për orën 12:00.

Në seancën e tome duhet të dëshmojë ish-punonjësi i ‘1TV’, Hristijan Banevski dhe ish-drejtori i marketingut të ‘One’, Viktor Donevski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lënda ndodhet në procedurë dëshmuese ndërsa në seancën e sotme duhet të dëgjohen katër dëshmitarë. Rastin e udhëheq gjyqtarja Vaska Nikollovska Masevska ndërsa përfaqësues i Prokurorisë është Vilma Ruskovska.

Ndryshe, sipas aktakuzës nga nëntori 2018 deri në prill 2019 i akuzuari Bojan Jovanovski “Boki 13”, e ka shfrytëzuar miqësinë me ish-shefen e PSP-së Katica Janeva, dhe ka ndikuar që afaristi Orce Kamçev të del nga paraburgimi, si i dyshuar në rastin “Perandoria”.

Janeva akuzohet se ka kryer veprën penale ‘keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit ndërsa në seancën e parë për rastin ‘Haraçi’, që u mbajt më tre dhjetor, Zoran Milevski pranoi fajin dhe u dënua me tre vite burg./Telegrafi/