Site icon Telegrafi

Janeva dorëzon raportin e PSP-së (Dokument)

Prokuroria Speciale Publike Katica Janeva е ka dorëzuar raportin për punën e saj para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe Këshillit të Prokurorëve Publik. Për këtë raport zëdhënësja e PSP-së, Lençe Ristevska ka thënë se raporti është dorëzuar nga Katica Janeva dhe PSP nuk ka detyrim ligjor që atë ta bëjë publik.

Bëhet fjalë për 29 lëndë të cilët janë hapur në vitin 2015 që kanë të bëjnë me vepra jashtligjore që i kanë kryer 77 persona, ndërsa një lëndë është hapur gjatë vitit 2016 e cila ka të bëj me vepër të pa ligjëshme ndaj 3 personave.

Në raportin e prokurores speciale thuhet se ndaj 10 personave është ngritur procedurë për vepër penale “shkelje e së drejtës zgjedhore”, ndërsa ndaj 37 personave të tjerë është ngritur akuzë për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimeve.

Poashtu ndaj 12 personave është ngritur vepër penale për shkelje të lirisë dhe përcaktimit të votuesve, një person është akuzuar për keqpërdorim të të dhënave personale, gjashtë persona për vepër penale “përgjim i pa autorizuar dhe audio-inçizim”, si dhe për vepra të tjera të cilët i kanë kryer funksionarët e lartë të Qeverisë së Maqedonisë./Telegrafi/

Raportin mund t’a lexoni këtu!

Exit mobile version