Prokuroria Speciale do ta ankimojë vendimin e Gjykatës penale me të cilin prokuroret Fatime Fetai dhe Katica Janeva u gjobitën me nga 2 mijë euro. Ushtruesja e detyrës Kryetare e Gjykatës së Shkupit Tatjana Mihajllova e cila gjykon rastin mori vendim të tillë me arsyetimin se prokuroret nuk e kanë respektuar atë dhe gjykatën.
Specialja njoftoi se tashmë e kanë dërguar parashtresën deri tek këshilli për vërtetimin e fakteve me të cilën do kërkohet shkarkim i Tatjana Mihajllovës e cila për momentin kryeson me Penalen. Edhe pse dje në seancë gjykatësja paralajmëroi se aktakuzën për Nikolla Gruevskin do ta dërgojë pranë Këshillit të prokurorëve publik, deri sot tek ata nuk ka arritur e njëjta. Mihajllova dje ndërpreu seancën, ndërsa i akuzuari i parë Gruevski atë e quajti teatër./Telegrafi/