Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë sapo ka arrestuar hetuesin e Prokurorisë Speciale Publike, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Deri tani nuk dihen më shumë informacione. Hetuesi tani gjendet në stacionin policor Beko, në qendër të Shkupit.
Në këtë stacion ka arritur Katica Janeva, Lençe Ristoska, Fatime Fetai dhe shumë prokurorë tjerë për të gjetur hetuesin e arrestuar nga MPB-së.
Më herët Katica Janeva informoi se e kanë larguar hetuesi e kësaj prokurorie nga objekti i DSK-së dhe ajo ka shkuar në MPB të shohë se për çfarë arsye e kanë larguar nga objekti.
Para gazetarëve ajo tha se do të padis disa persona, në mes të cilëve edhe: zëvendësministri Oliver Andonov, drejtori i Birosë për Siguri Publike Mitko Çavkov dhe drejtori i DSK-së Vladimir Atanasovski./Telegrafi/