Politika e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut mbetet e pandryshuar, tha në intervistën pothuajse njëorëshe për BNT kryeministri i përkohshëm bullgar, Stefan Janev.
Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Sofja, sipas Janevit, Bullgaria shumë mirë e ka kumtuar qëndrimin e vet para shoqërisë bullgare lidhur me pozitën ndaj Maqedonisë së Veriut, por edhe para partnerëve evropian.
Janev, gjithashtu tha se para se ta marrë funksionin qeveria kalimtare në maj të këtij viti, pozita nuk ishte kumtuar qartë. Nuk do të heqim dorë nga pozita jonë, deklaroi kryeministri i Bullgarisë, Stefan Janev.