Telegrafi

Janet u nda nga burri i saj miliarder vetëm tre muaj pasi u bë nënë

Getty Images

Këngëtarja dhe aktorja, Janet Jackson, është ndarë me miliarderin nga Katari, Wissam Al Mana, vetëm tre muaj pasi solli në jetë fëmijën e saj të parë.

Sipas Daily Mirror, pas pesë vitesh martesë, çifti vendosi që t’i jepte fund lidhjes së tyre në mënyrë miqësore.

Lexo po ashtu Janet Jackson bëhet nënë në moshën 50-vjeçare

“Fatkeqësisht, Janet dhe Wissam janë marrë vesh që secili të shkojë në rrugën e vet. Të dy janë njerëz të angazhuar, por janë të vendosur që të jenë prindër të mirë, pavarësisht shkurorëzimit”.

“Djali i tyre Eissa pritet të qëndrojë me nënën, e cila aktualisht ndodhet në Londër”, ka thënë një burim.

Janet Jackson dhe Wissam Al Mana

Janet, motra e vogël i Mbretit të ndjerë të muzikës pop, Michael Jackson, u martua me biznesmenin nga Katari në vitin 2012, ndërsa e habiti gjithë botën kur vendosi të bëhej nënë në moshë 50 vjeçare.

Në të kaluarën, ajo ka qenë e martuar me këngëtarin e muzikës ‘soul’, James DeBarge, me të cilin u martua në vitin 1984, por u nda vetëm pas një viti.

Pastaj, për nëntë vite (1991-2000) ishte e martuar me menaxherin muzikor, Rene Elizondo. /Telegrafi/