Janet Jackson do të marrë edhe një çmim në industrinë e muzikës në Billboard Awards.
Këngëtarja amerikane do të marrë çmimin “Billboard Icon” në ceremoninë që do të mbahet më 20 maj në Las Vegas të SHBA-ve.
Tifozët e 51-vjeçares do të kenë mundësinë të shohin performancën e saj në transmetimin e drejtpërdrejtë për herë të parë në nëntë vjet.
Këngët e saj kanë qenë në krye të renditjeve të Billboard për dekada, duke përfshirë “That’s the Way Love Goes”, “I Get Lonely” i “All For You”.
Ndër fituesit e çmimeve të mëparshme janë Prince, Steve Wonder, Sher, Nile Diamond, Celine Dion dhe Jennifer Lopez.
Theksojmë se udhëheqësi i gala mbrëmjes do të jetë këngëtarja e famshme, Kelly Clarkson. /Telegrafi/