Janet Jackson thuhet se do të nisë një turne spektakolar rikthimi – dhe kjo do ta shohë atë të performojë në Londër për herë të parë në më shumë se një dekadë.
Thuhet se ajo po punon për këtë gjë pasi anuloi koncertet e saj “Black Diamond” në vitin 2020 për shkak të pandemisë COVID-19.
Një burim i tha The Sun të dielën: “Janet është duke u përgatitur për rikthimin e saj në muzikë dhe për performanca”.
“Ajo është shumë mirënjohëse ndaj fansave të saj që i qëndruan pranë, ndërkohë që kishte disa vite jashtë për të krijuar një familje dhe dëshiron t’i falënderojë ata me një prodhim të mrekullueshëm”.
“Do të fokusohet në ribotimin e albumit të saj të vitit 1997 “The Velvet Rope” si dhe në disa materiale të reja”.
Fituesja e “Grammy”, 56 vjeçare, performoi për herë të fundit në Londër në Royal Albert Hall në 2011.
“The Velvet Rope” pati një ndikim masiv global, duke debutuar në numrin 1 në Billboard 200 dhe duke dhënë hitet si: “Together Again”, “I Get Lonely” dhe “Every Time” dhe është renditur nga revista Rolling Stone si një nga ‘500 albumet më të mëdhenj të të gjitha kohërave’. /Telegrafi/