Telegrafi

Janet Jackson i rikthehet koncerteve pas lindjes së djalit (Foto)

Këngëtarja me famë botërore Janet Jackson është rikthyer fuqishëm në skenë.

Ajo ka nisur një turne anembanë globit vetëm 9 muaj pas lindjes së djalit të saj Eissa.

Këngëtarja 51-vjeçare duket më në formë se kurrë duke u rikthyer në qendër të vëmendjes ndërsa entuziazmonte fansat në Lafayette, Los Anxhelos.

Motra e mbretit të popit Michael Jackson, ishte shumë energjike pasi arriti të performonte shumë koreografi si edhe këndoi live gjatë gjithë koncertit.

Ndërsa ndryshoi disa herë veshjen, mamaja e re theksoi humbjen e peshës dhe trupin në formë perfekte. /Telegrafi/