Janet Jackson përjetoi një dramë të vërtetë familjare fundjavën e kaluar.
Të shtunën, këngëtarja i kërkoi policisë të kontrollonte nëse djali i saj njëvjeçar, Eisen Al Man, ishte mirë, shkruan “People”.
Djali ishte me të atin, Visam Al Man, në një hotel në Malibu, kur këngëtarja amerikane ftoi policinë që mbërriti në hotel rreth orës dhjetë në mbrëmje.
Në fakt, ajo e ftoi policinë sepse dado e djalit të saj ishte e frikësuar nga ish burri i saj dhe e thirri atë nga tualetet e mbyllura.
Tani për tani, nuk dihet se çfarë tha dado, por ylli muzikor ishte tronditur aq shumë sa që menjëherë thirri policinë.
Megjithatë, policët pasi shkuan në adresën e duhur, zbuluan se çdo gjë ishte mirë me fëmijën. Ata u larguan nga hoteli shumë shpejt.
Visam Al Man është i njohur për sjelljet e ashpra dhe se bukuroshja ishte abuzuar psikologjikisht gjatë martesës së tyre. /Telegrafi/