Telegrafi

Janet Jackson dhe Daddy Yankee performuan “Made for Now” në “Tonight Show”

Janet Joackson ka kthyer në një festë emisionin “The Tonight Shoë” për paraqitjen e parë të saj në 14 vite.

Ikona e pop muzikës debutoi projektin e saj të ri “Made for Noë” me Daddy Yanken të premtën në emisonin shumë të hsikuar në Amerikë.

Janet rikrijoi klipin e realizuar nga Dave Meyers në skenën e këtij emisioni, ku edhe kishte valltarë nga gjithë globi duke simbolizuar diversitetin kulturor.

Sipas producentit të “Made for Noë”, Harmony Samuels, 52 vjeçarja tash po bën gati EP-in e saj me këngë që do të ngjasojnë në projektet e saj të mëparshme si “Velvet Rope” dhe “Control”.

“Ajo ka bërë këngë klasike RnB që i ka gati për lansim. Por, është shumë impresive kjo gjë dhe unë e kam dëgjuar edhe më parë. Ndjej se ajo është kthyer në stilin e vjetër të saj. Është një frymë krejt ndryshe dhe ju e dëgjoni këtë”, deklaroi Samuels.

Befasi është edhe paraqitja e Daddy Yankee.

Kujtojmë se superylli latin kohë më parë performoi edhe në Tiranë. /Telegrafi/