Janet Jackson ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë, i cili është djalë.
Një deklaratë thuhet se këngëtarja dhe bashkëshorti, biznesmeni katarian Wissam Al Mana, kanë qenë të emocionuar për të mirëpritur fëmijën e tyre të cilin e kanë emëruar Isa Al Mana.
“Janet është mirë, e pa stresuar dhe po pushon e qetë”, ka shtuar zëdhënësi i këngëtares 50-vjeçare.
Vlen të theksohet se spekulimet në lidhje me shtatzëninë u shfaqën prillin e kaluar. /Telegrafi/