Site icon Telegrafi

Janet i habiti të gjithë kur njoftoi se do të bëhej nënë në moshë 50 vjeçare, por ajo ka edhe një vajzë 26 vjeçare?!

Në fillim të këtij viti , ish-bashkëshorti i Janet Jackson, James DeBarge, bëri një deklaratë tronditëse duke theksuar se ka një vajzë me këngëtaren.

Ai ka folur edhe një herë për këtë fëmijë sekret duke insistuar që ekziston. DeBarge dhe Janet u martuan në vitin 1984, ndërsa pas një viti u ndanë, transmeton KP.

Në një intervistë për Radar Online, ai është shprehur se nuk ishte në dijeni që ish bashkëshortja e tij ishte shtatzënë, por ai arriti ta zbulonte këtë vetëm pasi një femër e kishte kontaktuar përmes e-mailit, duke i thënë se ajo ishte vajza e tij.

Lexo po ashtu Janet fotografohet me veshje islamike, konfirmon se është bërë myslimane (Foto)

Sipas pohimit të DeBarge, vajza e tij me këngëtaren tash është 26 vjeçe, por të gjithë po mundohen ta fshehin këtë fakt.

Deri tani Jackson nuk ka reaguar në lidhje me këtë. Ajo momentalisht po përgatitet për ardhjen në jetë të fëmijës së saj të parë me bashkëshortin Wissam Al Mana.

Exit mobile version